Aktualitet

SULMI në ‘Don Bosko’/ Merren në pyetje të plagosurit: Erdha nga Durrësi, pamë plumba

5 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
SULMI në ‘Don Bosko’/ Merren në pyetje të plagosurit:

TIRANË– Policia në Tiranë ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës. Arben Danit dhe 19-vjeçarit Azbi Selimaj kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. Arben Dani është mik i viktimës dhe personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar. 19-vjeçari Azbi Selmanaj, ka thënë se ishte në lokal dhe se nuk kishte njohje me të plagosurit dhe viktimën.

Atentati ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës.

LAJMI KRYESOR: VRASJA në Tiranë/’Objektiv’ daja i viktimës, targat e autorëve të vjedhura(DËSHMITË)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben dani azbi selimaj sulm me arme ne don bosko arben dani azbi selimaj sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll