Aktualitet

Në autobusin e Athinës me mbi 20 mijë euro, procedohet 45-vjeçarja nga Lezha

5 Janar 2022, 08:09 Nga DOSJA
Në autobusin e Athinës me mbi 20 mijë euro, procedohet

KAKAVIJË – Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestruar 20 mijë e 950 euro dhe është proceduar penalisht poseduesja.

Bëhet fjalë për një shtetase 45-vjeçare me inicialet A.B., banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 20.950 euro. Procedohet penalisht poseduesja. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasja A. B., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kakavije mosdeklarim parash kakavije mosdeklarim parash

Sondazh

Poll