Aktualitet

VIDEO / Aksident në Elbasan, motori përplaset me makinën, plagoset motoçiklisti

5 Janar 2022, 08:12 Nga DOSJA
VIDEO / Aksident në Elbasan, motori përplaset me makinën,

ELBASAN – Një motorçikletë është përplasur me një automjet në Elbasan e për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan rreth orës 08:05 në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, në rrugën që lidh stadiumin me Unazën Jugore të qytetit.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor dhe nga përplasja mes tyre drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Madje, ai ka “fluturuar” në ajër pas përplasjes dhe ka rënë më bordurën e rrugës duke pësuar dëmtime të shumta dhe për këtë arsye është transportuar për në spital menjëherë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksident.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll