Sport

Tani me pronarë të rinj, Southampton blihet nga firma e investimeve “Sport Republic”

4 Janar 2022, 17:45 Nga DOSJA
Tani me pronarë të rinj, Southampton blihet nga firma e investimeve

ANGLI – Firma e investimeve “Sport Republic”, e mbështetur nga miliarderi serb Dragan Solak, ka finalizuar marrëveshjen e pronësisë së Southamptonit, duke blerë 80% të aksioneve të klubit.

Solak, pronar i “United Group”, një kompani telekomunikacioni, e bleu klubin me një vlerë prej 100 milionë £ (120 milionë euro) nga biznesmeni kinez Gao Jisheng, i cili zotëronte 80% të aksioneve të klubit që nga gushti 2017.

“Gjatë dy viteve të fundit, së bashku me aksionerët e klubit tonë, ne kemi kërkuar partnerin e duhur për ta çuar klubin përpara. Sot kemi gjetur zgjidhjen perfekte”,- tha Martin Semmens, administratori i Southampton.

“Sport Republic” janë investitorë me përvojë, por edhe me përvojë në botën e sportit profesional elitar. Ky kombinim është shumë i vështirë për t’u gjetur dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje që siguron të ardhmen tonë afatshkurtër dhe afatgjatë.”

Katharina Liebherr, e cila trashëgoi “Shenjtorët” nga babai i saj i ndjerë Markus në 2010, ndërsa skuadra ishte në kategorinë e tretë (Liga Një), do të vazhdojë të mbajë 20% të aksioneve të mbetura. Southampton aktualisht është në vendin e 14-të në Premier League me 21 pikë në 19 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “sport republic” “stamford bridge” përballë southempton duke blerë 80% të aksioneve të klubit manchester united southampton miliarderi serb dragan solak pronësisë së southamptonit southamptonit “sport republic” “stamford bridge” përballë southempton duke blerë 80% të aksioneve të klubit manchester united southampton miliarderi serb dragan solak pronësisë së southamptonit southamptonit

Sondazh

Poll