Sport

Zemëratë ndaj Djokovicit në Australian Open : “Pabarazi, e neveritshme kjo dinakëri”

4 Janar 2022, 17:20 Nga DOSJA
Zemëratë ndaj Djokovicit në Australian Open : “Pabarazi, e

ITALI – Lajmi për përjashtimin nga kërkesa e vaksinimit kundër Covid, që i është dhënë Novak Djokovic për të marrë pjesë në “Australian Open”, ka nisur të shkaktojë shumë diskutime dhe zemërime në radhët e sportistëve.

Mauro Berruto, ish-trajneri i ekipit kombëtar të volejbollit italian, është shprehur. “Unë jam i neveritur nga truku i njëpasnjëshëm për të kapërcyer rregullat, – tha ai për “LaPresse”. – Nuk e di nëse duhet ta filloj me të, si një sportist dhe model për fansat, apo me organizatorët, që me këtë veprim dhanë mesazhin, se janë të fortë me të dobëtin dhe të dobët me të fortët? Kjo krijon një pabarazi të fortë me sportistët, që respektojnë rregullat”.

Sipas Berrutos: “Djokovic duhet të shpjegojë arsyet e këtij përjashtimi. Është një histori e patregueshme nga çdo këndvështrim që ta shikoni, veçanërisht për atë që pres nga një sportist. Tani pres një qëndrim nga kolegët e tij, nga ata që kanë respektuar rregullat. Do të ishte përgjigja më e mirë”,- përfundoi ai.

“Djokovic? Tenistët gjithashtu mund të hyjnë në grevë. Në këtë pikë, ju duhet të luani vetëm me ata që nuk duan të vaksinohen.” Kështu është wshprehur Nicola Pietrangeli, legjenda e tenisit italian, i cili nuk e ka pëlqyer gjetjen australiane dhe ka dalë fort kundër numrit një në botë. Sipas ish-kapitenit “azzurr” të Davis Cup, “nëse je numri 1, duhet të respektohesh, por edhe duhet të respektosh. Nëse numri 34 i botës, do të thotë se nuk do të vij në Australi sepse nuk jam vaksinua, ai nuk luan. Nëse numri 1 e thotë këtë, ai luan. Kjo nuk është gjë e mirë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport novak djokoviç tenisti novak djokoviç vaksinimit kundër covid novak djokoviç tenisti novak djokoviç vaksinimit kundër covid

Sondazh

Poll