Politike

KE anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve, Gent Cakaj: S’është vendim i këtij institucioni

26 Qershor 2019, 12:13 Nga DOSJA
KE anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve, Gent Cakaj:

Tiranë- Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar së fundmi se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, është i pavërtetë.

Ai ka theksuar se nuk është një vendim i këtij KE-së për anulimin e delegacionit.

“E para nuk është një vendim i këtij institucioni, i Këshillit të Europës, që ju referuat. Është i pavërtetë.   E dyta mua nuk më takon të komentoj mbi veprimet e organizatave të caktuara. Mua të takon të komentoj politikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe kanë marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

Këshilli Europian anuloi delegacionin në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve. Në njoftim e KE-së theksohet se ky vendim është marrë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj ke zgjedhjet ne shqiperi gent cakaj ke zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll