Sport

GJESTI/ Shaquille O’Neal dhuron 1000 ‘PlayStation 5’ për fëmijët e një shkolle…

4 Janar 2022, 15:58 Nga DOSJA
GJESTI/ Shaquille O’Neal dhuron 1000 ‘PlayStation 5’ për

SHBA – Shaquille O’Neal së fundmi ka rrëfyer një episod në një shkollë fillore amerikane. Ish-basketbollisti, katër herë kampion i NBA-së (tre me Los Angeles Lakers dhe një me Miami Heat), ka treguar se u ka bërë dhurata fëmijëve të një shkolle, në një lagje të varfër në McDonough të Georgia. Gjesti, jo i pari që certifikohet, rrit më tej vlerësimin e publikut për ish-sportistin amerikan.

Në një intervistë, O’Neal kujtoi origjinën e tij modeste, përpara se të tregonte për episodin. “Babai im ishte një rreshter stërvitjeje, ndërsa nëna ime ishte një grua punëtore. Ata kishin pak, por më mësuan vlerën e të ndihmuarit të atyre në nevojë”,- shpjegoi ish-ylli i NBA-së për “EssentiallySports”, siç raportohet nga “Fadeaway World”, përpara se të tregonte se çfarë i kishte ndodhur së fundmi.

“E dini, unë i telefonova një mikun tim në Nintendo. Kam porositur rreth 1000 switch dhe 1000 PlayStation 5. Shkova në Walmart dhe bleva disa biçikleta. Kështu dje, shkova në shkollën e vogël fillore në McDonough të Georgias dhe shpërndava dhuratat. Fëmijët qanin, ishin të lumtur. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme,” – tha O’Neal, gjë që nuk është e vogël, duke pasur parasysh, se konsolat si ‘PlayStation 5’ nuk gjenden lehtë dhe kushtojnë.

Kampioni amerikan i koshit kaloi 19 vjet në NBA dhe fitoi 292 milionë dollarë përpara se të bëhej një sipërmarrës dhe të ndërtonte pasurinë e tij mbi 700 milionë dollarëshe. Por mesa duket, ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-ylli i nba-së ka bërë dhurata fëmijëve të një shkolle o'neal kujtoi origjinën e tij modeste shaquille o'neal ish-ylli i nba-së ka bërë dhurata fëmijëve të një shkolle o'neal kujtoi origjinën e tij modeste shaquille o'neal

Sondazh

Poll