Aktualitet

Masat e reja! Punonjësit në këto kategori duhet të paraqesin çertifikatë vaksinimi

4 Janar 2022, 06:25 Nga DOSJA
Masat e reja! Punonjësit në këto kategori duhet të paraqesin

TIRANË– Duke filluar nga dita e sotme, do të kërkohet karta e vaksinimit për të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohet, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës për të vendosur në fuqi masa të jera për të gjithë punonjësit e administratës, por edhe ata të qendrave tregtare dhe marketeve.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi në mbledhjen e fundit se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

MASAT NË FUQI:

– ​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
-​ Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
•​ Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
• ​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigen brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
• ​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
•​ Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
• ​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetizolohen për një periudhë 10-ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
– ​Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
– ​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
-​ Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj., e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
– ​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj., deri në 30 % të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Në punë dhe supermarkete kërkohet certifikata e vaksinimit, ja gjendja në Tiranë

(a.b-e.h)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri koronavirus në shqipëri

Sondazh

Poll