Aktualitet

Në punë dhe supermarkete kërkohet certifikata e vaksinimit, ja gjendja në Tiranë

4 Janar 2022, 12:32 Nga DOSJA
Në punë dhe supermarkete kërkohet certifikata e vaksinimit, ja

TIRANË – Duke filluar nga sot në vendin tonë hynë në fuqi masat e reja të vendosura nga qeveria shqiptare në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron. Në fotot e publikuara nga agjencia e fotografive, LSA shihet se si në shumë biznese punonjësit kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit para se të hynin në punë.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi në mbledhjen e fundit se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

LAJMI KRYESOR: Masat e reja! Punonjësit në këto kategori duhet të paraqesin çertifikatë vaksinimi

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri koronavirus në shqipëri

Sondazh

Poll