Bota

Reperi amerikan vret partneren në sy të fëmijëve, më pas vetëvritet

4 Janar 2022, 13:12 Nga DOSJA
Reperi amerikan vret partneren në sy të fëmijëve, më

SHBA- Reperi amerikan, J $tash dyshohet se ka vrarë partneren e tij para syve të tre fëmijëve në Temple City, Kaliforni, të shtunën përpara se ta kthente armën drejt vetes dhe t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Sipas People, i dyshuari është identifikuar si J $tash, emri i vërtetë i të cilit është Justin Joseph kurse gruaja është Danielle Phaeton. Tre fëmijët, të moshës 5 deri në 11 vjeç, mbetën të padëmtuar. Një nga fëmijët e Danielle thirri 911. Është e paqartë nëse telefonata është bërë para apo pasi ajo u qëllua. Togeri Alfred tha se gruaja kishte rreth një vit e lidhur me J $tash, por ai nuk kishte lidhje me asnjë nga fëmijët.

Autoritetet e Los Anxhelosit iu përgjigjën raporteve për dhunë në familje rreth orës 7:14 të mëngjesit në ditën e Vitit të Ri. Brenda banesës, ata thanë se gjetën një femër 27-vjeçare dhe një mashkull 28-vjeçar, të cilët u shpallën të dy të vdekur në vendngjarje.

“Viktima femër kishte marrë plagë të shumta me armë zjarri, ndërsa viktima mashkull kishte pësuar një plagë në dukje të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thanë policët.

Danielle Phaeton nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2014, ajo rrëfeu se i dashuri i saj, reperi, e kishte dhunuar fizikisht. J Stash abuzoi me të dashurën e tij duke i shkaktuar shumë lëndime në buzë dhe hundë gjatë lidhjes së tyre. Sytë e saj ishin të zinj nga dhuna e ushtruar dhe lëndimet e shumta nga i dashuri i tij. Sipas policisë, Danielle ishte e zhdukur që në prill 2021. Policët po shqyrtojnë rastin e tyre dhe po përpiqen të kuptojnë se çfarë çoi në ngjarjen tragjike. Një hetim për ngjarjen është duke vazhduar. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz arrestohet reperi reperi reperi amerikan vrasje ne shba arrestohet reperi reperi reperi amerikan vrasje ne shba

Sondazh

Poll