Art&Argëtim

Vëllai binjak vdiq nga Covid 6 ditë më parë, ndahet nga jeta ylli francez Bogdanoff

4 Janar 2022, 12:04 Nga DOSJA
Vëllai binjak vdiq nga Covid 6 ditë më parë, ndahet nga jeta

FRANCË – Ylli televiziv francez Igor Bogdanoff është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 72-vjeçare.

Sipas The Independent, vdekja e tij erdhi vetëm gjashtë ditë pas vdekjes së vëllait të tij binjak identik Grichka , i cili vdiq më 28 dhjetor. Të dy burrat vdiqën pasi u infektuan me Covid-19. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga familjarët e tyre.

Në paqe dhe dashuri, i rrethuar nga fëmijët dhe familja e tij, Igor Bogdanoff u nis drejt dritës të hënën më 3 janar 2022”, tha agjenti i tij në një deklaratë.

Ai la pas ish-gruan e tij, shkrimtaren Amélie de Bourbon-Parme dhe gjashtë fëmijët e tyre. Vëllezërit ishin të dy të pavaksinuar. Ata mohuan vazhdimisht se tiparet e tyre të fytyrës ishin për shkak të operacionit plastik, duke këmbëngulur se pamja e tyre e përbashkët ishte e natyrshme. 

Vëllezërit Bogdanoff u bënë të famshëm në vitet tetëdhjetë në një seri serialesh televizive fantastiko-shkencore. Midis 1979 dhe 1989 ata pritën Temps X (Time X) , shfaqje e cila ishte përgjegjëse për prezantimin e serialeve si The Tëilight Zone , Star Trek dhe Doctor ëho për publikun francez. Në vitet e fundit, puna akademike e çiftit në fushën e fizikës u vu në dyshim. Në vitin 2002, një fizikant tjetër i akuzoi vëllezërit se kishin botuar “mashtrime” të përbëra nga një zhargon i pakuptimtë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz covid ne france france igor bogdanoff covid ne france france igor bogdanoff

Sondazh

Poll