Art&Argëtim

Për një akullore, gruaja në Argjentinë heq fustanin dhe e përdor si maskë

4 Janar 2022, 10:46 Nga DOSJA
Për një akullore, gruaja në Argjentinë heq fustanin dhe e

ARGJENTINË – Skena e çuditshme u filmua në qytetin Godoy Cruz në provincën perëndimore argjentinase të Mendoza rreth orës 22:40 më 1 janar.

Sipas Daily mail, në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet një baba dhe tre vajzat e tij duke iu afruar banakut të dyqanit të akulloreve për të bërë porosinë e tyre ndërsa gruaja hyn në dyqan e zhveshur, vetëm me të brendshme teksa fustanin e përdor si maskë. Megjithatë, gruas gjysmë të zhveshur i thuhet të vendosë një maskë ndërsa përpiqet të lidhë fustanin e zi rreth kokës së saj.

Ajo heq dorë nga përpjekjet për të lidhur fustanin dhe largohet nga dyqani pasi iu refuzua shërbimi. Gruaja mbërriti në dyqanin e akullores me 10 persona të tjerë, të cilët të gjithë nuk kishin maskë me vete.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri akullore argjentine maska anti-covid akullore argjentine maska anti-covid

Sondazh

Poll