Art&Argëtim

Arbana jep lajmin e papritur: Big Brother mund të zgjasë edhe pas 18 shkurtit

4 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
Arbana jep lajmin e papritur: Big Brother mund të zgjasë edhe pas 18

TIRANË – Moderatorja Arbana Osmani tregoi ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.

E ftuar në “Open” ajo foli lidhur me eksperiencën me Big Brother VIP. E pyetur nëse e priste suksesin e jashtëzakonshëm të BBV ajo tha se po. Është pyetur edhe cilin nga personazhet e larguar do të donte ta shihte ende brenda shtëpisë. Arbana tha se i ka ardhur keq për të gjithë por sidomos për Filloreta Raçin të cilën e quajti një personazh të jashtëzakonshëm.

Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP”, tha ajo.

Arbana ndau dhe një detaj mjaft interesant lidhur me përfundimin e spektaklit dhe duket se mund ta kalojë datën 18 shkurt.

“Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë”, tha ajo.

Produksioni ka vendosur që nata e fundit e reality show të shtyhet deri në datën 18 shkurt, ndryshe nga informacioni që kishin banorët për përfundimin e rrugëtimit në 4 janar. Arbana i komunikoi banorëve se çmimit të madh do t’i shtohej edhe 10 mijë euro për secilin finalist.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother vip shtepia e big brother vip arbana osmani big brother vip shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll