Art&Argëtim

U tha se vdiq nga Covid, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Betty White

4 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
U tha se vdiq nga Covid, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Betty White

SHBA – Aktorja e njohur Betty White u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Ajo vdiq më 31 dhjetor tre javë para se të mbushte 100 vjeçe dhe disa thashetheme qarkulluan të cilat thoshin se vdekja erdhi nga doza e tretë e vaksinës.

Sipas The Hill, agjenti i saj, Jeff Witjas hodhi poshtë supozimet duke thënë se ajo vdiq paqësisht në gjumë dhe jo nga komplikimet e një doze përforcuese vaksine COVID-19.

“Ishin shkaqe natyrore. Ajo vdiq në gjumë, në shtratin e saj. Është kaq e thjeshtë. Betty nuk kishte sëmundje. Ajo nuk kishte asgjë. Njerëzit thonë se ajo kishte marrë përforcuesin më 28 dhjetor dhe se kishte efekte. Ata po e politizojnë vdekjen e saj dhe nuk duhet ta bëjnë këtë sepse ajo nuk ishte ai lloj personi,” tha ai në një bisedë telefonike.

Witjas tha se ai e vizitoi White në shtëpinë e saj rreth një muaj para se ajo të vdiste dhe e gjeti atë mirë dhe në humor, megjithëse fizikisht e dobët. White, aktorja dhe komediania fituese e çmimeve, e njohur për rolet e saj në “The Golden Girls” dhe “The Mary Tyler Moore Show” vdiq tre javë para ditëlindjes së saj të 100-të që do ishte më 17 janar.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktorja amerikane betty white ndahet nga jeta aktorja amerikane shba aktorja amerikane betty white ndahet nga jeta aktorja amerikane shba

Sondazh

Poll