Art&Argëtim

Katër fëmijët e Princit Albert fotografohen për herë të parë të gjithë bashkë

4 Janar 2022, 09:14 Nga DOSJA
Katër fëmijët e Princit Albert fotografohen për herë

MONAKO – Një foto e rrallë është publikuar për pallatin e Monakos, përmes rrjeteve sociale, në të cilën shohen fëmijët e Princit Albert duke pozuar së bashku, jo vetëm binjakët nga martesa e tij me Princeshën Charlene, por edhe dy fëmijët e tjerë më të mëdhenj, fryt i lidhjeve të tij jashtëmartesore.

Princi Albert ka dy fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, 29-vjeçarin Jazmin Grimaldi dhe 18-vjeçarin Alexandre Grimaldi-Coste. Në foton e publikuar, katër fëmijët e Albertit qëndrojnë të buzëqeshur para kamerës në një moment shumë të bukur familjar. Fotoja u postua në llogarinë e Pallatit Mbretëror në Instagram, fillimisht nga më i madhi nga katër vëllezërit dhe më pas u bë menjëherë virale.

Ky moment i veçantë mund të konsiderohet një moment shumë i bukur për pallatin, në një kohë kur zërat për probleme në martesën e Albertit me princeshën Charlene janë të forta. Madje, ende nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e princeshës, e cila u sëmur rëndë nga një infeksion kur ndodhej në Afrikë pak kohë më parë.

 

 

A post shared by Rachel (@royalcurtsey)

Marrë nga marieclaire.gr

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz princesha e monakos princi albert ii princi i monakos princesha e monakos princi albert ii princi i monakos

Sondazh

Poll