Art&Argëtim

Viti i Ri nis “mbrapsht” për Ed Sheeran, Gjykata do të dijë kë ndjek në internet

4 Janar 2022, 11:25 Nga DOSJA
Viti i Ri nis “mbrapsht” për Ed Sheeran, Gjykata do të

MBRETËRI E BASHKUAR – Viti i Ri për kengëtarin e njohur Ed Sheeran duket se nuk ka nisur edhe aq mirë teksa gjykata e ka urdhëruar atë të zbulojë çdo detaj rreth ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Sipas The news, këngëtari, fitues i çmimit Grammy aktualisht po “lufton” në një betejë ligjore për këngën e tij mega-hit Shape of You. Ndërsa procedimi i çështjes vazhdon, Gjykata e Lartë i kërkoi këngëtarit 30-vjeçar të zbulonte të gjitha ‘incizimet dhe shënimet’ që përmban veçanërisht për këngët e tij.

Kjo erdhi pasi muzikanti Sami Chokri pretendoi se Sheeran kopjon këngën e tij të vitit 2015 “Oh ëhy”. Gjykata e zgjati urdhrin për të konfirmuar nëse këngëtari njeh personat që Chokri përmendi në debatin e tij. Avokatët e Sheeran thanë se këngëtarit i janë ngrirë të drejtat e autorit për shkak të akuzave.

Bashkë-shkrimtarët dhe krijuesit e hitit Perfect , Johnny McDaid dhe Steve McCutcheon, gjithashtu po parashtrojnë një ankesë kundër Chokri.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ed sheeran ed sheeran në sherr me komshinjtë gjykata e larte amerikane te drejtat e atutorit ed sheeran ed sheeran në sherr me komshinjtë gjykata e larte amerikane te drejtat e atutorit

Sondazh

Poll