Bota

Zjarr në kabinën e avionit, pasagjerët përjetojnë tmerr në 12 mijë metra lartësi

4 Janar 2022, 10:02 Nga DOSJA
Zjarr në kabinën e avionit, pasagjerët përjetojnë tmerr

FRANCË – Një avion i kompanisë “Ryanair”, i nisur nga Mançesteri në Britaninë e Madhe, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Francë pasi zjarrit që shpërtheu në bordin e tij, duke shkaktuar panik tek udhëtarët, në një lartësi prej 12 mijë metrash.

Avioni u ngrit nga Mançester në orën 18:33 të së hënës dhe kishte destinacion Faro në Portugali, ku pritej të mbërrinte në orën 21:30. Pak më shumë se një orë pasi ishte ngritur, pilotët e Boeing 737-8AS nga 12 mijë metra lartësi u detyruan të ulen në 2 mijë metra mbi kanalin e La Manshit. Më pas, avioni u detyrua të ulej në Brest, në veri të Francës, pak pas orës 19:30, ku menjëherë në pistë u prit nga zjarrfikësit dhe automjetet e policisë.

Për fat të mirë, asnjë nga personat në bord nuk pësoi lëndime, ndërsa disa orë më pas, ata janë nisur me një avion tjetër drejt destinacionit të tyre final.

Marrë nga dailymail.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota avion avioni ben ulje emergjnte zjarr ne avion zjarr ne kabine avion avioni ben ulje emergjnte zjarr ne avion zjarr ne kabine

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2022, 07:46

Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

GJERMANI – “Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigu...