Sport

Me ose pa maska: përqajet e tifozëve anglezë dhe spanjollë ndaj Covidit në stadiume

3 Janar 2022, 17:59 Nga DOSJA

ITALI – Ndërsa Seria A do të startojë fazën e dytë në këtë mesjavë të 2022-shit, tifozët po brohorasin me ndeshjet e Premier League dhe La Lega, para së gjithash. Edhe thjesht, duke ndjekur njërën nga këto ndeshje të këtyre kampionateve, shihet edhe diferenca e madhe që ekziston në tribunat, nga njëri komb në tjetrin…

NË ANGLI – Siç është bërë traditë, Premier League praktikisht nuk ka të ndalur nga “Boxing day” e 26 dhjetorit deri më sot, ditën kur Manchester United i Cristiano Ronaldos del në fushë kundër Wolverhampton. Në secilën prej ndeshjeve të ligës kryesore britanike, skena në tribuna ishte e njëjtë me atë që përfaqëson fotoja në këtë shkrim, e marrë nga tifozët e pranishëm në “Stamford Bridge” në barazimin 2-2 mes Chelsea dhe Liverpool. Shumë fansa, të gjithë të afërt dhe pa maska. Ky është futbolli anglez, i cili në pamje të parë duket se jeton në një botë, ku fjalët pandemi, Covid dhe koronavirus janë të panjohura, ose tashmë të harruara. Pikërisht me vitin e ri, në disa stadiume është rikthyer mundësia e brohoritjeve në këmbë, siç nuk kishte ndodhur prej 25 vitesh: një provë që do të zgjasë deri në fund të sezonit si projekt pilot. Do të shohim.

NË SPANJË – Ndryshe situatë në gadishullin iberik dhe në këtë rast fotoja vjen nga “Coliseum Alfonso Pérez” në Getafe, ku Real Madridi i Carlo Ancelottit ra dje pas 15 ndeshjesh. Trajneri italian i “los blancos” tha se lojtarët e tij ndoshta ishin ende me pushime, ndërsa tifozët spanjolë sigurisht nuk ishin. Stadiumi ishte i mbushur plot, por, ndryshe nga ajo që pamë në Premier League, praktikisht të gjithë tifozët mbanin maska. Një masë paraprake shtesë, me pak fjalë, në emër të kujdesit të kombinuar me mbrojtjen e sportit profesional.

NË ITALI – Me fillimin e fazës së dytë do të mund të verifikojmë se si do të jetë trendi në praktikë, edhe nëse do të ketë, të paktën numerikisht, disa ndryshime në krahasim me fundin. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, kapaciteti në fakt u ul në 50% me zënien e karrigeve një po një jo, ndërsa detyrimi për të mbajtur maskë u përforcua me FFP2. Sigurisht, që në ndeshjet e fazes së parë të Serisë A nuk ishte e vështirë të gjeje tifozë pa maska, ​​pavarësisht rregullores. Tani duhet kuptuar se sa do të ndiqen dhe zbatohen këto rregulla.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions dhe premier league kalendari i seria a në la liga kundër mallorcas seria a champions dhe premier league kalendari i seria a në la liga kundër mallorcas seria a

Sondazh

Poll