Sport

Edhe Podolski e dënon Paulo Sousan: “Ai i ka tradhëtuar dhe zhgënjyer të gjithë”

3 Janar 2022, 16:25 Nga DOSJA

POLONI – Paulo Sousa la drejtimin e kombëtares polake për t’u ulur në pankinën e Flamengos. Një lëvizje, e cila bëri që trajneri portugez të konsiderohet tradhëtar në Poloni.

Disa figura vendase të futbollit komentuan situatën. Ndër të fundit ishte edhe Lukas Podolski, i cili çuditërisht është një tifoz i deklaruar i Flamengos dhe i dashur i tifozëve të Mengão. Gjithsesi, ai nuk i kurseu kritikat ndaj trajnerit, me një të kaluar italiane si ish-lojtar i Fiorentinës.

“Paulo Sousa i ka mashtruar dhe zhgënjyer të gjithë. Polonia, ku shumë e duan sportin dhe janë të çmendur pas futbollit. Një vend që ëndërron Kupën e Botës. Sjellje e keqe”,- ka shkruar në Twitter, sulmuesi polak 36-vjeçar, i natyralizuar si gjerman.

Tregojuni të gjithëve, se ishte një gabim i madh nga ana juaj dhe merrni vendin tuaj në kualifikueset e Kupës së Botës në Katar”,- shtoi Podolski, duke dërguar një mesazh në mbështetje kombëtare bardhekuq polake.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lukas podolski paulo sousa polonia miraton ligjin per emigrantet trajneri portugez trajneri portugez paolo souza lukas podolski paulo sousa polonia miraton ligjin per emigrantet trajneri portugez trajneri portugez paolo souza

Sondazh

Poll