Sport

Mbrojtje e “copëtuar” ndaj Napolit, Allegri në hall. Bonucci shfaq probleme fizike

3 Janar 2022, 16:48 Nga DOSJA
Mbrojtje e “copëtuar” ndaj Napolit, Allegri në hall.

TORINO– Një tjetër problem për Juventusin. Në prag të ndeshjes me Napolin vjen një lajm i keq. Leonardo Bonucci ka shfaqur probleme fizike. Mbrojtësi ka ndjerë shqetësim në kofshën e majtë. Stafi e ka përjashtuar një dëmtim dhe konfirmon se ka një lodhje, por është e sigurtë që lojtari do të humbasë takimin e rëndësishëm, por duke shtrënguar dhëmbët do të jetë në stol.

Shqetësimi i 34-vjeçarit dëmton një repart që tashmë do të duhet të bëjë pa Chiellinin (pozitiv me Covid), Pellegrini (Me Covid) dhe Danilo (dëmtim në kofshën e majtë). Mbrojtësi synon të kthehet në formë në Superkupën e Italisë kundër Interit më 12 janar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bonucci juventus napoli bonucci juventus napoli

Sondazh

Poll