Sport

Lojtari dhe arbitrja zyrtarizojnë dashurinë, shkëndija nisi nga një karton i kuq

3 Janar 2022, 15:43 Nga DOSJA

HOLANDË-Jeff Hardeveld dhe Shona Shukrula kanë përë publike lidhjen e tyre.Ai është lojtar i FC Emmen, një klub holandez i kategorisë së dytë, ndërsa ajo është një nga arbitret më të mira në Holandë, por edhe ndërkombëtarisht.

Të dy u takuan për herë të parë gjatë një ndeshjeje kampionati, gjatë së cilës Jeff u përjashtua me karton të kuq. Shukrula ishte arbitre e katërt në këtë përballjë dhe lojtari u largua nga fusha në imnutën e 91′. Ai po linte fushën e lojës dhe në ato momente u shkëmbye me gjyqtaren e katërt të sfidës, pikërisht bukuroshen Shona, e cila mban stemën e FIFA-s që nga viti 2017.

Katër muaj më vonë, mbrojtësi dhe arbitrja njoftuan lidhjen e tyre në Instagram. Shona dhe Jeff fluturuan në Romë për Vitin e Ri dhe postuan një foto direkt nga kryeqyteti italian.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport jeff hardeveld shona shukrula jeff hardeveld shona shukrula

Sondazh

Poll