Sport

“Kampionët duhet të luajnë”! Conte “ndërhyn” te Chelsea për Lukakun: Për mua…

3 Janar 2022, 17:51 Nga DOSJA
“Kampionët duhet të luajnë”! Conte

ANGLI-Antonio Conte është gati të përballet me Chelsea-n, por mund të mos ketë mundësi të gjejë një nga ish-nxënësit e tij. Trajneri i Tottenham foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së Carabao Cup kundër Chelsea-t dhe sulmuesi belg ka gjasa të përjashtohet edhe në këtë takim, siç ndodhi ndaj Liverpool.

“Ai është një lojtar i një ekipi tjetër. Do të ishte mungesë respekti. të flas për të dhe gjithashtu për Chelsean – ishin fjalët e italianit. “Për mua është më mirë të luaj kundër një skuadre që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe madje për ata që e shikojnë është më mirë që kampionët të jenë në fushë”.

Lukaku, i cili nën drejtimin e Contes shënoi 64 gola në 95 paraqitje me fanellën zikaltër, u mbajt në tribunë në ndeshjen e madhe të Premier League kundër Reds, si pasojë e intervistës në të cilën i kërkoi falje Interit për mënyrën sesi u largua nga klubi verën e kaluar dhe ku tha se shpresonte të kthehej në Milano një ditë.

Conte, gjithsesi, nuk u ndal shumë në këtë temë, duke preferuar të flasë për emocionet e rikthimit të tij në stadiumin e Blues, ku ishte trajner nga viti 2016 deri në 2018: “Për mua do të jetë një emocion i madh të kthehem në Stamford Bridge, hera e parë që kur u largova nga Chelsea.

Së bashku kemi bërë një punë të rëndësishme dhe duhet të falënderoj këtë klub, i cili më dha mundësinë të kem përvojën time të parë në Angli. Megjithatë, tani jam trajner i Tottenham dhe dua t’i jap 100% kësaj shoqërie për të përmirësuar ekipin.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea conte lukaku chelsea conte lukaku

Sondazh

Poll