Sport

Financial Times: “Juve, Real dhe Barça, gati të rinisin betejën për Superlegën”

3 Janar 2022, 10:56 Nga DOSJA
Financial Times: “Juve, Real dhe Barça, gati të rinisin

SHBA – Superliga është larg vdekjes. Kështu pretendon edhe ‘Financial Times’, i cili analizoi projektin që ndau botën e futbollit dhe mund të ngrejë kokën në vitin 2022. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, klubet e mbijetuara të konsorciumit që nuk u frenua pas kërcënimeve UEFA, në fakt do të ishte gati për një rinisje të betejës.

Presidentët Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli nuk e braktisën kurrë idenë e garës së re dhe u takuan në gusht, duke vazhduar me kontaktet që duhet të çojnë në ngjarje të reja në vitin që sapo ka nisur. Sipas raportimeve të gazetës ekonomiko-financiare, Superlega ekziston ende.

Jo vetëm kaq: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona (tre klubet themeluese që nuk e kanë braktisur kurrë idenë për të organizuar një kompeticion të ri të mesjavës, në mënyrë të pavarur) po planifikojnë një pikë kthese në vitin 2022.

Ideja e Juves, Realit dhe Barcelonës? – Ajo është të rimendohet ngjarja nga një këndvështrim ligjor dhe organizativ. E para, për të shmangur veprimet e organeve që mbikëqyrin futbollin dhe e dyta, për ta bërë turneun më tërheqës për tifozët, të cilët në prill kishin dalë fuqishëm në fushë, kundër një turneu që sipas tyre, do t’i hiqte forcën dhe sharmin garave kombëtare.

Një qëndrim, që shkaktoi fillimisht përmbysjen e klubeve angleze (Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham), të cilët më pas u imituar nga Atletico Madrid, Inter dhe Milan. Një zgjedhje që i kishte bërë ata të ripranoheshin në ECA, organizata që bashkon klubet europiane të futbollit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona dhe juventus bardhezinjte e juventusit florentino perez joan laporta presidentët florentino perez presidenti andrea agnelli presidenti katalanas joan laporta real madrid reali i madridit superliga është larg vdekjes barcelona dhe juventus bardhezinjte e juventusit florentino perez joan laporta presidentët florentino perez presidenti andrea agnelli presidenti katalanas joan laporta real madrid reali i madridit superliga është larg vdekjes

Sondazh

Poll