Sport

Icardi, detyrimi për ta blerë dhe pista Vlahovic: ja planet dimërore të Juves…

3 Janar 2022, 10:40 Nga DOSJA
Icardi, detyrimi për ta blerë dhe pista Vlahovic: ja planet

ITALI – Pas fjalëve të Mauricio Pochettino për Mauro Icardin para Krishtlindjeve: “Ai është një bombardues që i jep ekuilibër skuadrës”, dje tekniku Ralf Rangnick i United ishte edhe më i prerë me Edinson Cavanin: “I thashë se dua që ai të qëndrojë deri në fund të sezonit.”

Më i kujdesshëm Alessio Dionisi, i cili, duke folur për Gianluca Scamacca dhe Domenico Berardi, ka rrëfyer për të përmuajshmen AM: “Shpresoj t’i shijoj të paktën deri në qershor”.

Duket se trajnerët e sulmuesve të ndjekur nga Juventusi konkurrojnë për t’i mbyllur lojtarët e tyre, ose të paktën për t’i mbajtur ata. Rrugët janë të bllokuara? Jo. Dhe jo vetëm sepse, përveç Icardit, Cavanit dhe Scamaccas, Juventus ka në listë sulmues, të cilët i monitorojnë edhe të tjerët.

Të theksosh rëndësinë e një lojtari, ose të shprehësh vullnetin për ta mbajtur atë, nuk do të thotë të mos negociosh për shitjen. Në fjalët e tij, Pochettino, i cili duke nënvizuar rëndësinë e Icardit për Paris Saint-Germain, megjithatë përsëriti se nuk është titullar.

Dhe në fakt PSG është gati të hapë një negociatë, por tani për tani, kushtet nuk përkojnë me ato të Juventusit: drejtori Leonardo do ta shiste plotësisht, ose ta huazonte me detyrimin për ta shlyer. Juventusi do ta dëshironte atë të huazuar deri në qershor, në mënyrë që në verë t’i kishte duart të lira për të vënë bast gjithçka për Dushan Vlahovic.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alessio dionisi edinson cavanin mauricio pochettino mauricio pochettino te manchester united mauro icardin ralf rangnick i united trajneri mauricio pochettino alessio dionisi edinson cavanin mauricio pochettino mauricio pochettino te manchester united mauro icardin ralf rangnick i united trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll