Sport

“Unë nuk jam vrasës”! Dj. argjentinas akuzohet se infektoi Messin me Covid!

3 Janar 2022, 06:56 Nga DOSJA

ARGJENTINE – PSG konfirmoi se Leo Messi është me koronavirus, ndërkohë që në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuzat për Fer Palacio, një Dj. i njohur, që ndau një festë me futbollistin argjentinas.

Fer Palacio mori pjesë në “Coscu Army Awards”, një ngjarje e realizuar nga transmetuesi Martín Pérez Disalvo. Aty u dhanë çmime për momentet kryesore të Twitch në 2021, por pas ngjarjes, Coscu konfirmoi se kishte disa raste të koronavirusit.

Menjëherë Dj. Fer Palaciot u desh të izolohej për shkak të kontaktit të ngushtë në atë event, por rrjetet sociale u kujtuan shpejt se për festën e Krishtlindjes, ai u pa me Leo Messin dhe nuk e kursyen duke e akuzsuar.

“Unë jam trend në Twitter. Sapo u ngrita pashë se më kishin dërguan shumë mesazhe, sepse Messi doli pozitiv me Covid dhe këtë e lidhin me faktin që e infektova unë. Midis tyre kishte prej tyre që më kanë më quajti edhe ‘vrasës’. Kishte mesazhe shumë të këqija. Dje bëra një test se duhet të udhëtoj për në Uruguaji dhe doli që nuk kam Covid”,- ka shkruar Fer Palacio në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas ka botuar edhe përgjigjen e PCR-së së tij në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘epokën post-messi’. argjentinasi lionel messi fer palacio leo messi është me koronavirus në ligue 1 te paris sg një dj. i njohur ‘epokën post-messi’. argjentinasi lionel messi fer palacio leo messi është me koronavirus në ligue 1 te paris sg një dj. i njohur

Sondazh

Poll