Aktualitet

Të infektuarit nuk po mjekohen! Brataj tregon rastet e rënda: Po rëndojnë shëndetin

3 Janar 2022, 14:59 Nga DOSJA
Të infektuarit nuk po mjekohen! Brataj tregon rastet e rënda: Po

TIRANË- Shumë qytetarë të prekur nga Covid nuk pranojnë të shkojnë në spitalet edhe kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon me çdo kusht. Shpesh herë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon më shumë, duke bërë që të shkojnë me 80 % të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ku qytetarët kërkojnë ndihmë më parë se të shkojnë në spital e konfirmon këtë fakt.

Mutacioni “Omicron”, për të cilin është paralajmëruar se do të shkaktojë një tjetër valë në mesin e këtij muaji thuhet se është më shume infektues se sa “Delta”, por nuk i prek mushkëritë.

Brataj këshillon qytetarët të testohen sa më pare e të mos neglizhojnë asnjë simptomë, pasi këto ditë kanë festuar të shfrenuar e të mos lejojnë përhapjen e mëtejshme të mutacionit “Omicron”, i cili po qarkullon tanimë krahas “Deltës” edhe Gripit.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid skender brataj covid skender brataj

Sondazh

Poll