Aktualitet

Përfundojnë pushimet, kthehen emigrantët: Nuk u kënaqëm fare, në Shqipëri kot fare

3 Janar 2022, 12:23 Nga DOSJA
Përfundojnë pushimet, kthehen emigrantët: Nuk u kënaqëm

KAKAVIJË – Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, Greqi, janë duke u larguar nga Shqipëria. Për ‘Faxnews’ ata shprehen të pakënaqur dhe se nuk u ka pëlqyer fare se si i kaluan pushimet. Teksa janë pyetur duke qëndruar në radhë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, disa prej tyre thonë se kanë kaluar festa të gëzuara pranë familjarëve të tyre por ka edhe nga ata që kanë mbetur të pakënaqur.

“Nuk më pëlqeu fare, kot fare nuk u kënaqëm. Në vend të bëjmë përpara bëjmë pas. Që këtu duhet ikur natën jo ditën, nuk na pëlqeu fare”, tha një i ri emigrant.

“Atmosfera e njëjta gjë. Kemi testet kemi bërë vaksinë të gjitha i kemi”, tha një emigrant që kthehet në Greqi.

“Erdhëm për të kaluar Vitin e Ri në Shqipëri, u kënaqëm me familjarët tanë”, u shpreh një i moshuar.

Pas festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar fluksi i emigrantëve që lënë Shqipërinë për t’iu drejtuar Greqisë. Përveç certifikatës së vaksinimit autoritetet greke kërkojnë edhe testin PCR që vërteton se personi nuk mbartës i virusit famëkeq.

(a.bE.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet shqiptare emigrantet shqiptare ne greqi greqi radhë të gjata në kakavijë emigrantet shqiptare emigrantet shqiptare ne greqi greqi radhë të gjata në kakavijë

Sondazh

Poll