Aktualitet

Aksident me 1 viktimë në Dibër, makina del jashtë rrugës, tre të lënduar (PAMJE)

3 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA

DIBËR– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Në orën 11:30, mjeti tip ‘Volkswagen Pasat’ doli nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën personi Edison Hamzaj, si dhe kanë mbetur të lënduar dhe pasagjerët që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Dosja.al ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën një personi. Mjeti shihet jashtë rruge dhe i shkatërruar, ndërkohë që në ndihmë të personave të përfshirë në aksident janë ofruar dhe banorë të zonës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.

LEXO EDHE:

Aksidenti në Dibër/ Makina çan mbrojtësen, përfundon në arë, tërhiqet me litar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në dibër diber edison hamzaj aksident në dibër diber edison hamzaj

Sondazh

Poll