Aktualitet

Aksidenti në Dibër/ Makina çan mbrojtësen, përfundon në arë, tërhiqet me litar

3 Janar 2022, 12:58 Nga DOSJA
Aksidenti në Dibër/ Makina çan mbrojtësen, përfundon

DIBËR– Dosja.al ka siguruar pamjet nga aksidenti në aksin Peshkopi-Maqellarë i cili mori jetën e një personi. Mjeti përfundoi jashtë rruge, duke lënë të vdekur Edison Hamzajn dhe të lënduar 3 të tjerë, pasagjerë në mjet. Në pamje dallohet që mjeti ka çarë mbrojtësen e rrugës dhe ka përfunduar në arën që ndodhej pranë. Është dashur tërheqja e mjetit me litar që të largohej nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e sotme në orën 11:30 në Dibër. Viktimë mbeti Edison Hamzaj, drejtuesi i mjetit, ndërsa të lënduar mbetën tre persona të tjerë. Të aksidentuarit u transportuan në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Aksidenti i sotëm është i 10-ti për vitin 2022 dhe i pari me viktimë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne diber diber aksidenti ne diber diber

Sondazh

Poll