Aktualitet

Familja në Lezhë jeton në konteiner, i moshuari: Enverit t’i puthësh varrin

3 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Familja në Lezhë jeton në konteiner, i moshuari: Enverit

LEZHË– Familja Bregu në Lezhë jeton në një konteiner të dhuruar nga Kisha, që nga shembja e banesës së tyre nga Bashkia. Kryefamiljari Vat Bregu ka treguar për ‘Faxnews se përveç bonusit të qerasë nuk ka marrë ndihme tjetër edhe pse e dinë që njëri nga djemtë e tij ka një fëmijë 13 vjec me sindromën “Doën”.

Apeli i kryefamiljarit është për ndihme si dhe tu ndërtohet shtëpia pasi për shkak të kushteve të vështira 13 vjeçari është shtruar në spitalin Rajonal të Lezhës.

“Kjo është shembur nga tërmeti që ka rënë para dy vitesh, erdhën e panë e verifikuan. Unë kam ndenjur këtu se kam pasur dy lopë, ne që jetojmë në fashat duhet të jetojmë. I kishim thënë Edi Ramës që në 2015 “e mbjellim dhe nuk e korrim” sepse këtu është kënetë, kur ishte Xhaxhi Enver duhet ti puthësh varrin sepse ka zbatuar ligjin, dhe kur zbatohet ligji ka jetë njerëzimi. Unë kam dy djem të martuar kanë nga dy tre fëmijë jam edhe vetëm rreth 8 veta. Është mizerrabël, edhe plasmani fut ujë aty, as qenin nuk e lë aty, është turp me fol. Eja shikojeni gjithë uji futet brenda, përfunduan në spital nga i ftohti. Mbi 2 vite që jetojmë në çadër. Unë e dua Enver Hoxhën sepse ka pasur realizëm në jetë. Kur nuk ka kontroll nuk ka jetë, kanë parë e kanë verifikuar e kanë nxjerr jashtë banimit duhet bërë nga fillimi. Kanë një muaj që e kanë prishur, nuk e kuptoj kur do vijnë mashtrojnë, flemë jashtë nga 3 orë gjumë sepse është ftohtë”, kryefamiljari Vat Bregu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familja ne lezhe lezhe vat bregu familja ne lezhe lezhe vat bregu

Sondazh

Poll