Aktualitet

100 vizita në ditë/Fluks pacientësh në urgjencën e Shkodrës, mjekja: Bëni kujdes!

3 Janar 2022, 14:02 Nga DOSJA
100 vizita në ditë/Fluks pacientësh në urgjencën e

SHKODËR – Rritja e ndjeshme e rasteve me virozat e stinës, por edhe e të prekurve nga Covid-19 apo variantet e tij ka sjellë një fluks në rritje në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, në këto tre ditë të para të vitit të ri. Mjekja e urgjencës, Ervisa Abdyli, thotë për Fax News se brenda 12 orëve kryhen 100 vizita, teksa janë shtuar gjendjet virale.

Ajo thekson se në këto ditë të para të vitit 2022 ka pasur shumë raste të djegieve me fishekzjarre. Duke iu referuar situatës së Covid-19, ajo i bën apel qytetarëve që të kenë kujdes në grumbullimet dhe të marrin masa.

“Qytetarët të kenë kujdes, të shmangin kontaktet e afërta, grumbullimet. Duhet të marrin masa që mos të paraqiten vonë në spital. Janë paraqitur shumë gjendje virale të cilat i adresojnë tek urgjenca e infektivit, shumica e të cilve dalin tampon negativ. Situata ka një shtim të rasteve, rreth 100 vizita në 12 orë. Më shumë janë shtuar gjendjet virale që urgjenca jonë i adreson në infektiv kur janë me temperaturë. Ditët e para të vitit kemi pasur djegie me fishekzjarre dhe ato që janë më të shpeshta, hipertension etj”, tha mjekja e urgjencës, Ervisa Abdyli.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervisa abdyli mjekja e urgjencës urgjenca e shkodres virozat e stinës ervisa abdyli mjekja e urgjencës urgjenca e shkodres virozat e stinës

Sondazh

Poll