Aktualitet

119 kg kokainë në Tiranë/ Foto e skanerit, pakot nuk u dalluan në konteiner

3 Janar 2022, 11:58 Nga DOSJA

TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e skanerit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë ‘Bana King’ në Vaqarr. Në foto shihet që në konteiner nuk dallohen pakot e kokainës që u gjetën në destinacionin e fundit të kamionit.

Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

Një nga shoferët që ishte në krye të detyrës ditën kur u sekuestrua kokaina tregoi para trupit gjykues së ishte kërcënuar. Saliu ka treguar se në afërsi të Romanatit, katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre është ngjitur në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen! Sipas dëshmisë së dhënë nga Saliu, tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka e më pas janë larguar pas marrë asgjë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit 119 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll