Aktualitet

Shqiptarët festojnë jashtë vendit, fluks i shtuar në Qafë-Botë dhe Portin e Sarandës

3 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
Shqiptarët festojnë jashtë vendit, fluks i shtuar në

SARANDË – Në pikën e kalimit kufitar të Qafë – Botës por edhe në Portin e Sarandës janë regjistruar një numër i lartë udhëtarësh në këto ditë të para të 2022-t. Kështu, nga  data 1 janar 2022  e deri  tani përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 827 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 1694 shtetas.

Kjo tregon se shumë shqiptarë kanë festuar jashtë vendit. Ndërkohë, të shprehur në shifra, në vendin tonë përmes Qafë Botës kanë hyrë 946 shtetas  të huaj dhe kanë dalë  1362 shtetas. Gjithashtu kanë hyrë dhe dalë 1834 mjete.

Ndërsa nga Porti i qytetit vihet re se nuk ka pasur shumë lëvizje. Për periudhēn 1 janar 2022 deri sot kanë hyrë 44 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 32, ndërsa kanë hyrë 21 shtetas të huaj dhe kanë dalë 25 shtetas.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e qafe botës porti i sarandes qafe bote pika kufitare e qafe botës porti i sarandes qafe bote

Sondazh

Poll