Bota

Nga sot hyrja në Kosovë me çertifikatë vaksinimi, kthehen në kufi dhjetëra persona

3 Janar 2022, 07:06 Nga DOSJA
Nga sot hyrja në Kosovë me çertifikatë vaksinimi, kthehen

KOSOVË– Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar që dëshiron të futet brenda territorit të Republikës së Kosovës, duhet të zotërojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit. Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës. Lokalet lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.


Marrja e këtij vendimi dhe nisja e aplikimit nga dita e sotme, ka sjellë edhe problemet e para për qytetarët, të cilët përdorin pikat e kalimit kufitar për të shkuar në Kosovë. Kanë qenë të shumtë qytetarët e kthyer që në orët e para të ditës së sotme në pikat e kalimit kufitar, të cilët shprehen se janë detyruar të kthehen mbrapsht pasi pala kosovare nuk i lejon ata që të futen në territorin e tyre pa certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sipas tyre, problematik mbetet fakti se, pavarësisht ligjit, pala kosovare nuk jep as formularin për ata qytetarë që do ta përdorin Kosovën si tranzit duke e lënë territorin e tyre brenda 3 orëve. Të shumtë janë qytetarët nga Tropoja që nuk janë lejuar të futen as tranzit në territorin e Kosovës.

Çfarë duhet të keni:

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar miratoi masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Kosova kthen mbrapsht qytetarët pa certifikatë vaksinimi: S’kalojmë dot as tranzit

(a.b-e.h)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore hyrja ne kosove kosove masat anti-covid ne kosove hyrja ne kosove kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...