Bota

Kosova kthen mbrapsht qytetarët pa certifikatë vaksinimi: S’kalojmë dot as tranzit

3 Janar 2022, 09:44 Nga DOSJA
Kosova kthen mbrapsht qytetarët pa certifikatë vaksinimi:

KOSOVË – Dhjetëra qytetarë, të cilët duan të hyjnë në territorin e Kosovës, janë kthyer mbrapsht në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Kosovën, kjo në kuadër të vendimit të qeverisë se, duke filluar nga sot të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës, do duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit anti-COVID me dy doza.

Në lidhje me këtë, kanë qenë të shumtë qytetarët e kthyer në kufi, të cilët shprehen se janë detyruar të kthehen mbrapsht pasi pala kosovare nuk i lejon ata që të futen në territorin e tyre pa certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sipas tyre, problematik mbetet fakti se, pavarësisht ligjit, pala kosovare nuk jep as formularin për ata qytetarë që do ta përdorin Kosovën si tranzit duke e lënë territorin e tyre brenda 3 orëve. Të shumtë janë qytetarët nga Tropoja që nuk janë lejuar të futen as tranzit në territorin e Kosovës.

“Jemi në dijeni, ne kemi bërë vaksinën. Edhe mund të ketë radhë ne jemi përgatitur. Unë e kam bërë vaksinën por kjo nuk duhet të jetë e detyrueshme. Ai që ka qejf ta bëjë, kjo s’duhet të jetë e detyrueshme. Ka radhë, po presim. Në vend që të kishim ikur, ne po presim këtu”, u shpreh një qytetar.

“Ne nuk jemi vaksinuar, nuk e dinim këtë rregull. Se dimë cfarë do bëjmë”, shprehet një tjetër qytetar.

“I kemi gjitha vaksinat, i kemi bërë, ka pak radhë për shkak të kësaj procedure. Shqiptarët janë mësuar me radhë, nuk na hiqet radha ne”, tha një qytetar tjetër.

Vendimi është miratuar nga qeveria e Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të masave anti-COVID, një pjesë e të cilave kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022.

LAJMI KRYESOR: Nga sot hyrja në Kosovë me çertifikatë vaksinimi, kthehen në kufi dhjetëra persona

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hyrja ne kosove masat anti-covid ne kosove hyrja ne kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...