Bota

Vret pa dashje xhaxhanë gjatë gjuetisë, më pas qëllon veten, rëndë 16-vjeçari grek

3 Janar 2022, 07:46 Nga DOSJA
Vret pa dashje xhaxhanë gjatë gjuetisë, më pas qëllon

GREQI – Mbetet kritike gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit që qëlloi aksidentalisht xhaxhain e tij gjatë gjuetisë dhe më pas qëlloi veten. I riu iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Artës pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjoks dhe qafë dhe orët në vijim konsiderohen vendimtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjithçka nisi kur një grup prej 8 gjuetarësh i përbërë nga të afërm, nisën të kërkonin pre. Në këtë kohë, 16-vjeçari ka qëlluar aksidentalisht dhe ka vrarë xhaxhain e tij 33-vjeçar. Më pas ai dyshohet se nuk e duroi dot humbjen dhe e ktheu armën drejt vetes, duke dashur t’i jepte fund jetës.

Pjesëtarët e tjerë të gjuetisë, mes tyre babai dhe vëllai i 16-vjeçarit, kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Tragjedia e rëndë është regjistruar pak pas orës pesë e gjysmë të pasdites së të dielës në digën e vogël të Artës.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjueti vret xhaxhain gjueti vret xhaxhain

Sondazh

Poll