Aktualitet

‘Jemi shteti, hape krahun’/ Kokaina në Durrës, shoferi: Më kërcënuan me familjen

2 Janar 2022, 12:31 Nga DOSJA
‘Jemi shteti, hape krahun’/ Kokaina në Durrës, shoferi:

TIRANË– Shoferi i konteinerit me banane, Hasan Saliu ka dëshmuar para grupit hetimor se iu është prerë rruga nga katër persona të cilët e kanë kërcënuar me jetë.

Shoferi ka treguar se në afërsi të Romanatit katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre i cili u ngjit në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen.

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata nuk kanë mundur të gjejnë sasinë e lëndës narkotike. Pas largimit, shoferi Hasan Salihu ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë. Disa çaste më vonë ka konstatuar njërën prej gomave të kamionit të rënë.

Pikëpyetje e madhe është ngritur për faktin që shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma. Një ditë më pas u informua policia për sasinë e kokainës e cila ndodhej në konteiner.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit hasan saliu 119 kg kokaine ne portin e durresit hasan saliu

Sondazh

Poll