Aktualitet

Dërgonte vajzat për prostitucion! Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, Ilir Bashaliu

2 Janar 2022, 09:53 Nga DOSJA
Dërgonte vajzat për prostitucion! Ekstradohet nga Italia në

TIRANË– Ilir Bashaliu do të ekstradohet nga Italia për në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me 18 vite burg. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë person me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”. Bashaliu është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali. Në Peqin, në qershor 2001, Bashaliu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, kanë dërguar një vajzë në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët italianë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit Ilir Bashaliu, 51 vjeç. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali. Rrethanat e ngjarjes/Në Peqin, në qershor 2001, shtetasi Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase nëItali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim ne shqiperi ilir bashaliu prostitucion ne itali ekstradim ne shqiperi ilir bashaliu prostitucion ne itali

Sondazh

Poll