Aktualitet

U kapën me 119 kg kokainë në konteinerin me banane, lihen në burg 3 të arrestuarit

2 Janar 2022, 11:22 Nga DOSJA
U kapën me 119 kg kokainë në konteinerin me banane, lihen në

TIRANË– Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg 2 shoferët e kamionëve ku u kapën 119 kg kokainë në Portin e Durrësit. I njëjti vendim është marrë edhe për administratorin e firmës ‘BANA KING’ së cilës i përkisnin automjetet të cilat u përdorën për transportin e drogës e cila u fut më pas në kontenierë.

Në burg janë lënë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Tre personat u vunë në pranga pas operacionit që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit gezim kalaja hasan saliu marso murataj porti i durresit 119 kg kokaine ne portin e durresit gezim kalaja hasan saliu marso murataj porti i durresit

Sondazh

Poll