Aktualitet

Identifikohet shqiptari i arratisur nga burgu në Itali, anëtar i bandës “Ice Eyews”

2 Janar 2022, 07:24 Nga DOSJA
Identifikohet shqiptari i arratisur nga burgu në Itali, anëtar i

ITALI– Kristjan Mëhilli është shqiptari që ka arritur të arratiset nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve në Itali. 27-vjeçari është arrestuar në vitin 2019 si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë.

Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër (me origjinë shqiptare) sharruan hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar. Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.

Mediat italiane e konsiderojnë shqiptarin si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Kur u arrestua 27-vjeçari?

Mëhilli u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Cesk Thani ishin shqiptarët e tjerë pjesë e bandës.

Shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve në Itali. Ata kanë goditur kujdestarin e një çifti të moshuar duke grabitur 400 mijë euro. Nëntorin e 2019-ës, të armatosur dhe me shufra hekuri, të rinjtë shqiptarë grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë.  Përveç grabitjes shqiptarët janë përgjegjës edhe për një sulm tjetër në Trescore Balneario (Bergamo), më 12 dhjetor 2018; dhe tre grabitje në tentativë, në Parabiago (Milano), më 14 qershor 2018 dhe 8 maj 2019, dhe në Erbusco (Brescia), më 13 maj.

Burimi: VercelliNotizie.it

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset shqiptari në itali arratiset shqiptari nga burgu kristjan mehill arratiset shqiptari në itali arratiset shqiptari nga burgu kristjan mehill

Sondazh

Poll