Aktualitet

Konflikt në Vlorë!46-vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain, ndërhyn policia

2 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Konflikt në Vlorë!46-vjeçari nxjerr pistoletën për

VLORË- Policia ka mundur të parandalojë një tragjedi në familje. Mësohet se personi me inicialet I.T, 46-vjeç, banues në Vlorë, pas një konflikti me të vëllanë ka nxjerrur armën për ta qëlluar. Për t’ju shmangur kontrollit të policisë, ai e ka çmontuar psitoletën. Policia sekuestron në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën. Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne vlore sherr mes vellezerve vlore konflikt ne vlore sherr mes vellezerve vlore

Sondazh

Poll