Aktualitet

E RËNDË në Ksamil! 38-vjeçari plagos me thikë të miturin

2 Janar 2022, 11:14 Nga DOSJA
E RËNDË në Ksamil! 38-vjeçari plagos me thikë të

SARANDË– Një 17-vjeçar është plagosur me thikë nga Emiljano Buzaj në Ksamil. Policia informon se 38-vjeçari plagosi me mjet prerës të miturin për arsye ende të paditura. Buzaj do të akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Nuk dihet se si është gjendja e të miturit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano buzaj plagoset 17-vjecari ne sarande plagosje ne ksamil sarande emiljano buzaj plagoset 17-vjecari ne sarande plagosje ne ksamil sarande

Sondazh

Poll