Aktualitet

Në kërkim nga Gjermania, prangoset në Morinë 48-vjeçari (EMRI)

2 Janar 2022, 09:38 Nga DOSJA
Në kërkim nga Gjermania, prangoset në Morinë

TIRANË– Një 48-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë në hyrje të pikës kufitare të Morinës Me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Arsim Deliaj banues në Istog ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Deliaj u arrestua në Morinë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga një shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB ëiesbaden Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne morine arsim deliaj gjermani morine arrestim ne morine arsim deliaj gjermani morine

Sondazh

Poll