Aktualitet

Atentat në Greqi/ 41 vjeçari vritet me 5 plumba në sy të vajzës dhe gruas (VIDEO)

2 Janar 2022, 06:34 Nga DOSJA
Atentat në Greqi/ 41 vjeçari vritet me 5 plumba në sy të

GREQI– Një 41-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës pas një atentati të bërë ndaj tij. Personi ende i paidentifikuar po kthehej në shtëpinë e tij kur u vra me armë zjarri përpara syve të vajzës së tij të mitur dhe të bashkëshortes. Raportohet se viktima me origjinë gjeorgjiane mori 5 plumba.

Në hyrje të godinës grupi hetimor mundi të gjente 3 gota. Ata janë duke kërkuar autorin, i cili ishte në këmbë dhe i veshur me të zeza. Pistat e hetimit janë fokusuar në konflikte të vjetra, pa përjashtuar mundësinë që të jetë një “kontratë vdekjeje” nga jashtë.

Atentati i cili ndodhi në Moschato ka shokuar banorët e zonës të cilët e përshkruajnë viktimën si një person të largët që shmangte kontaktet shoqërore me ta. Sipas informacioneve, rreth një javë më parë, viktimës i është vjedhur makina smart, nga garazhi i pallatit.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore greqi vrasje ne greqi vritet 41-vjecari ne greqi greqi vrasje ne greqi vritet 41-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll