Aktualitet

Trashëgimi 3 brezash, si mësohet tezgjahu në Zadrimë

1 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Trashëgimi 3 brezash, si mësohet tezgjahu në Zadrimë

SHKODËR – Të mbash gjallë apo ta kultivosh traditën jo shpesh herë është e lehtë. Mimoza Pjetraj është një nga ato gra të Zadrimës, e cila jetën e saj prej më shumë se 20 vitesh ja ka kushtuar traditës dhe tezgjahut të cilën e ka të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj e duke bërë që kjo traditë të trashëgohet dhe tek e bija.

Punimet me mëndafsh janë ato që zënë vendin kryesor në mbulesa apo edhe në veshjet tradicionale të Zadrimës, dhe vetë ajo na tregon se si arrihet të perpunohet kjo fije, e cila zanafillën e saj e ka nga krimbi.

Të shumta janë punimet që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve, por ajo që mbetet më pranë zemrës së Mimozës është velloja që punoi për vajzën e saj me të cilën nusëroi këtë verë.

Kjo traditë edhe në ditet e sotme vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e Zadrimës, ndërsa po mundohen ta trashegojnë edhe tek brezat e rinj nga të cilet ka patur një interes jo vetëm për t’i blerë, por edhe për t’i punuar, punime të cilat po preferohen brenda dhe jashtë vendit.

Marrë nga “Top Channel”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2022, 16:25

MSH: 1 humbje jetë dhe 482 të infektuar nga Covid

TIRANË– Një person kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3068 testi...