Aktualitet

Pikaset me makinën plot me drogë në kufirin grek, i riu shqiptar ia mbath në pyll

31 Dhjetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Pikaset me makinën plot me drogë në kufirin grek, i riu shqiptar

JANINË – Rreth 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është kapur dhe sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Janinë.

Sipas Policisë, në aksin Konicë-Janinë, efektivët kanë pikasur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, të cilit i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por në atë moment drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetas shqiptar, ka rritur shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme në tentativë për tu larguar.

Policia vazhdoi ndjekjen dhe pas disa minutash, gjeti makinën e braktisur në një zonë të pyllëzuar. Shoferi është larguar duke përfituar nga errësira. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 36.9 kg marijuanë.

Shqiptari u shpall në kërkim teksa është sekuestruar lënda narkotike. Mësohet se mjetin e kishte marrë me qira në Athinë, por nuk e kishte dorëzuar në ditën e caktuar.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne kufirin greko-shqiptar droge ne kufirin greko-shqiptar

Sondazh

Poll