Aktualitet

Mjeku Alimehmeti: Omicron më pak i rrezikshëm, shumë raste me Delta janë në spital

31 Dhjetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Mjeku Alimehmeti: Omicron më pak i rrezikshëm, shumë raste me

TIRANË – Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna të reja në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, teksa ka publikuar disa grafike, që sipas tij tregojnë se Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera.

Ai shprehet se vala e fundit nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera. Sipas mjekut, Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata dhe siç shprehet ai “pa Delta shtetet do të jenë rreth fundit të janarit”.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

”Fshati që duket nuk do kallauz” Cit.: Populli. Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera! Në grafikë shihet qartë që vala e fundit (omicron) nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.

Në grafikë mund të shihni:

Afrikën e Jugut, ku vala omicron është në rënie.

Britaninë e Madhe, ku rastet janë në rekorde historike (190.000 raste/ditë), por VDEKJET PO BIEN!

SHBA, e njëjta situatë si në Britani, por pak më prapa në kurbën epidemiologjike.

Itali, rastet në qiell, vdekjet shumë lehtësisht të rritura por të pakrahasueshme me valët e tjera.

Kujdes:

Ende shumë raste në spital janë ende Delta.

Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.”

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti epidemiologu ilir alimehmeti

Sondazh

Poll