Aktualitet

U futën në një banesë dhe vodhën flori e armë, arrestohen tre të rinj në Vlorë

31 Dhjetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
U futën në një banesë dhe vodhën flori e armë,

VLORË – Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, pasi akuzohen se kanë grabitur një banesë. Sipas policisë, tre personat kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu çifte. Të arrestuarit janë tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç, të cilët akuzohen për “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasve: R. P., 22 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” dhe B. Z.,18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; P. M.,23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Posedimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje në vlorë policia e vlores grabitje në vlorë policia e vlores

Sondazh

Poll