Aktualitet

119 kg kokainë/ Skaneri e nxori të pastër, kamioni u ndalua nga persona të armatosur

31 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
119 kg kokainë/ Skaneri e nxori të pastër, kamioni u ndalua nga

DURRËS – Kontenieri në të cilin u gjendën plot 119 kilogramë kokainë ditën e djeshme në Rromanat të Durrësit kishte dalë i pastër pas kontrollit të kryer me skaner në Portin e Durrësit.

Detaje të reja janë publikuar nga Policia e Shtetit në lidhje me kapjen e kësaj ngarkese me kokainë në një kontenier të ngarkuar me banana. Kështu, rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pas janë larguar.

Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Është e paqartë nëse sasia tjetër e kokainës që u kap në Shqipëri nuk u mor dot nga trafikantët për shkak të ndonjë ndërlikimi të situatës, apo nëse ka patur destinacion Shqipërinë.

Në pranga kanë rënë Marson Murataj 34 vjeç administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu, drejtues të automjeteve të firmës.

LAJMI KRYESOR: EMRAT/119 kg kokainë në kontenierin me banane, Policia njoftim zyrtar: 3 në pranga

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kokaina ne durres operacioni romanati kokaina ne durres operacioni romanati

Sondazh

Poll