Aktualitet

Godet me grushte dhe sende të forta 41-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

31 Dhjetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Godet me grushte dhe sende të forta 41-vjeçarin, arrestohet i riu

TIRANË – Policia e Tiranën njofton se dy persona janë prangosur pasi janë përfshirë në sherre për motive të dobëta. 34-vjeçari me iniciale E.M. ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S.H. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë një tjetër 35-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit N.G. 57 vjeç.

Tre persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë 26-vjeçari me iniciale J.C. pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit J. C., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S. H., 41 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit N. G., 57 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. D., 37 vjeç, L. B., 30 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e tiranes arrestime ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll